Messi ka një kërkesë për drejtuesit

0
Gjigandi

Barcelona është shoqëruar nga probleme të shumta këtë sezon, ku për shkak të rezultateve vendosëi të shkarkojë Ernesto Valverden, për ta zëvendësuar me Kike Setien, por edhe ky i fundit mund të mos qëndrojë shumë gjatë, pasi pas përfundimit të sezonit pritet të largohet.

Në këtë situatë, Barcelona dëshiron një skuadër konkurruese për sezonin tjetër, ku të synohen trofe të mëdhenj dhe gjithçka do të nisë nga trajner. Bartomeu pëlqen Ksavi Hernandezin, por ky i fundit duket se nuk është i gatshëm për të marrë drejtimin e skuadrës. Në këtë situatë, një kërkesë për drejtuesit e ka edhe Leo Mesi.

Ylli i katalanasve pëlqen shumë trajneri argjentinas, Marselo Bielsa. Ky i fundit riktheu Lids Junajtid në Premier Ligë pas 16 viteve dhe Mesi dëshiron që ta ketë te Barcelona, pasi mendon se loja që ai bën është e njëjtë me atë të Guardiolës, kur Barcelona asokohe dukej një skuadër e pa konkurrueshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu