Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, është një ndër portierët më të mirë të botës. Portieri slloven ka bërë mjaft mirë gjatë këtij sezoni dhe atij të mëparshëm.
Shtatlarti ishte titullar në ndeshjen e fituar nga madrilenët në mbrëmjen e djeshme kundër Osasunës me rezultatin 0-5. Ai mbajti portën e paprekur dhe theu 2 rekorde me një statistikë të tillë.
Oblak bëhet portieri i parë jo spanjoll që arrin 100 ndeshje pa pësuar gol në La Liga, ndërsa e bëri diçka të tillë në 182 ndeshje duke u bërë portieri më i shpejtë në histori që e arrin diçka të tillë.