Mesazh i fortë nga Policia Rrugore e Tiranës, dhurojnë gjak për 22-vjeçarin e aksidentuar në Gjirokastër (VIDEO)

0
Gjigandi

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur t’i vijë në ndihmë një të riu të aksidentuar, duke i dhuruar gjak.

Mësohet se mesditën e sotme forcat blu kanë dhuruar gjak për 22-vjeçarin, Franko Mancellari, i cili u aksidentua me motoçikletë para dy ditësh në Gjirokastër.

Efektivëat u paraqitën pranë ambienteve të spitalit të Traumës në Tiranë për të dhuruar gjak dhe për tu bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për parandalimin e aksidenteve që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Iniciativa sensibilizuese e punonjësve të Komisariatit të Policisë Rrugore synon të përcjellë mesazhin se mbërritja i sigurt në destinacion duhet të jetë prioriteti i çdo udhëtimi.

Njoftimi i policisë

RonaTyra

“Njerëzit jetojnë sepse njerëzit dhurojnë”

“Punonjësit e Policisë pranë jush, për të parandaluar; punonjësit e Policisë pranë jush, për të shëruar.”

Si reagim solidar ndaj një apeli për të dhuruar gjak, të shpërndarë në rrjetet sociale, nga familjarët të riut Franko Mancellari, 22 vjeç, i cili u aksidentua me motoçikletë, më datë 29.07.2022, në Gjirokastër, një grup i punonjësve të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë janë organizuar me iniciativën e tyre, dhe kanë shkuar gjatë mesditës së sotme, në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të dhuruar gjak.

Iniciativa sensibilizuese e punonjësve të Komisariatit të Policisë Rrugore synon të përcjellë mesazhin se mbërritja i sigurtë në destinacion duhet të jetë prioriteti i çdo udhëtimi që bëni. Punonjësit e Policisë Rrugore gjenden pranë qytetarëve, jo vetëm për të ndëshkuar, në rastet e moszbatimit të rregullave të qarkullimit, por edhe për të ofruar gatishmëri dhe solidaritet në ato raste kur ngjarjet rrugore kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Përmes këtij akti human, Policia Rrugore fton sërish të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Së bashku për të mbrojtur jetën!

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu