Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka hedhur kritika të forta në adresë të kryeministrit të vendit, Edi Rama.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Vasili shprehet se shefi i qeverisë shqiptare ka braktisur vendin duke udhëtuar në drejtim të SHBA.
Vasili thekson se Shqipëria sot është pa kryeministër dhe pa shtet.
“Shqiptare merrni ne dore fatet tuaja pasi Shqipëria është pa kryeministër, pa qeveri, pa shtet,pa parlament ka thjesht dhe vetëm një bande grabitqarësh puthadoresh te krimit dhe karagjozesh televizive”-shkruan ai.
Postimi i Vasilit:Kryeministri ja mbathi!,iku iku? Turp,turp,turp. Dje ne darke ne ora 22.30,pas nje “vizite”,sa per te shplare gojen, prej rreth 20 oresh ne Shqiperi, Edi Rama braktis vendin.
Edi Rama largohet ne kulmin e emergjences civile qe shkaktoi termeti 7.5 balle. Per shkak te nje katastrofe te tille jane me te shqetesuar per Shqiperine lideret europiane se sa Edi Rama vete. Ne vend te shpallte Emergjencen civile dhe te qendronte ne krye te situates Edi Rama beri shoë lart e poshte ne ERTV dhe te gjithe mediat pa dinjitet qe pranojne te trasmetojne me siglen ereqelbur te tij.
Turp te tille Shqiperia nuk ka pare dhe nuk ka per te pare. Edi Rama iku,iku dhe la vendin ne balte ne momentin me te rende,e la Shqiperine ne duart e shtetit te shkaterruar dhe te paafte qe u ka lene shqiptareve ne kurriz. Shqiptare merrni ne dore fatet tuaja pasi Shqiperia eshte pa kryeminister, pa qeveri, pa shtet,pa parlament ka thjesht dhe vetem nje bande grabitqaresh puthadoresh te krimit dhe karagjozesh televizive.