Menaxheri i Kevin de Bruyne ka pranuar se e ardhmja e belgut te Manchester City mund të varet nga vendimi i apelit për përjashtimin e Qytetarëve nga dy sezonet e ardhshme të Champions League.
Real Madrid dhe Paris Saint-Germain po e monitorojnë situatën e yllit të Pep Guardiola-s.
Menaxheri i mesfushorit, Patrick de Koster, ka thënë për Sport Magazine: “Nuk do të bëjmë asnjë koment në lidhje me të ardhmen e Kevin-it”.
“Gjithsesi, duhet të presim vendimin në lidhje me përjashtimin nga Champions-i. Kevin është i lumtur në Manchester dhe ka akoma tre vite në kontratë”.
“Gruaja e tij është shtatzënë dhe do të lindë në fundin e gushtit”.