“Mekanikut” të 8 grupeve kriminale i bllokohen 5 milionë euro pasuri. Në servisin e tij modifikoh…

0
“Mekanikut” të 8 grupeve kriminale i bllokohen 5 milionë euro pasuri. Në servisin e tij modifikoh…
Gjigandi

Operacioni i RENEAs në Elbasan mbeti vetëm në letër. U tha se u shoqëruan 10 persona, 9 prej të cilëve nuk dihet se kush ishin, ndërkohë që vetëm emri i Kelmend Xhaferrit do të bëhej publik, pasi RENEA e shoqëroi duke e menduar personin e shumëkërkuar të drejtësisë.

Por në fakt, ai i kishte shlyer të gjitha detyrimet me ngjarjen e rëndë ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë në atë masakër të përgjakshme, që në fokus kishte blerjen e votave në Elbasan.

E ndërsa Xhaferri u la i lirë, Policia e Elbasanit, bashkë me prokurorinë e këtij rrethi, dolën ditën e djeshme në një deklaratë për mediat, duke treguar se kishin vënë nën sekuestro pasuritë e Gentian Sharrës dhe të të atit të tij, Mustafës.

Babë e bir pretendohet se janë posedues të një pasurie të paktën 5 milionë euro, ndërkohë që emri i Gentianit ka një vend të rëndësishëm në dëshminë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.

Kryepolici i qarkut dhe prokurorët dhanë të dhëna mbi sendet e kushtueshme që janë sekuestruar për llogari të hetimit që ka nisur SPAK, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se nga e ka përvetësuar gjithë atë pasuri familja Sharra.

RonaTyra

Do të jenë ekspertët e hetimit që do të hedhin dritë mbi një mori të dhënash që lidhen me përfitimet e kësaj familjeje, pasi bashkëshortja e Gentianit është bërë pjesë e disa garave tenderuese, duke u shpallur fituese herë pas here.

I fundit, sipas informacioneve që vijnë nga grupi hetimor, lidhet me shpërndarjen e ushqimeve për Spitalin Psikiatrik që ndodhet në këtë qytet.

SEKUESTROJA

Kështu, dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani para prokurorëve të SPAK ka vënë në lëvizje të gjithë sistemin e drejtësisë, pasi kanë nisur konfiskimet dhe sekuestrimet e pronave të bosëve të krimit që kanë vënë paratë në mënyrë të paligjshme.

Paraditen e djeshme, Gjykata e Elbasanit njoftoi se kishte sekuestruar 5 milionë euro pasuri, të cilat i përkisnin Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharra, pas të dhënave se ato ishin vënë përmes aktivitetit të paligjshëm.

Sharrës iu sekuestrua një vilë në fshatin Katund i Ri, truall gati për ndërtim, si dhe një sipërfaqe e madhe toke. Sidoqoftë, hetimet në lidhje me pasurinë e familjes Sharra janë në fazën paraprake dhe së shpejti pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë me një hetim konkret për implikimin e Gentianit në aktivitet kriminal, nga i cili dyshohet të ketë ardhur edhe pasuria e tij.

Servis “Genti” – vendmodifikimi i mjeteve

Emri i Gentian Sharrës për herë të parë u bë publik pas grabitjes në Rinas, pasi në atë kohë, ai mori me qira dhe servisin ku u tha se u bë modifikimi i furgonit, i cili u përdor për grabitjen e Rinasit. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor” është bllokuar asokohe nga Policia si provë materiale.

Mësohet se oficerët e Policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servisit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

Por emri i tij u rikthye sërish në qendër të vëmendjes, pas dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani para prokurorëve të SPAK, pas arrestimit të tij në muajin mars në një apartament në Fier, ku gjendej i plagosur pas plumbave që kishte marr pak orë më parë në një atentat që i ishte ngritur në Papër të Elbasanit. Bashkë me Dumanin, atë mbrëmje u arrestuar edhe Henrik Hoxhaj dhe një vajzë nga Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu