Basha: Çdo demokrat të bëjë gjithçka që ka në dorë për të larguar Ramën dhe bandën e tij

0
Basha: Çdo demokrat të bëjë gjithçka që ka në dorë për të larguar Ramën dhe bandën e tij
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të diel një takim me demokratët e Kamzës, ku u shpreh se detyra e çdo demokrati është të bëjë ç’të mundet për të larguar Edi Ramën.

Sipas tij, se Kosova duket si me qenë një vend i Bashkimit Evropian, krahasuar me standardet ku ja përfunduar Shqipëria me Edi Ramën.

Basha: Detyra e parë e çdo demokrati është të bëjë gjithçka që kemi në dorë për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij një orë e më parë. Dhe për ta bërë këtë, kemi një sërë detyrash përpara të cilat do të kishin qenë të vështira në çdo rast. E në veçanti, do të kishin qenë të vështira duke pasur parasysh që nuk jemi në një gjendje normale, në një vend normal as me standardet e Ballkanit. Jemi larg standardeve të Kosovës.

Edhe sa i takon pluralizmit, edhe sa i takon demokracisë, edhe sa i takon sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, rolit të krimit dhe ndëshkimit të krimit. Na duket Kosova si me qenë një vend i Bashkimit Evropian, krahasuar me standardet ku ja përfunduar Shqipëria me Edi Ramën. Por, përveç kësaj kemi dhe një çështje tjetër e cila ka nisur të zhvillohet në gjirin e familjes tonë. Ka nisur të zhvillohet as për vullnetin tim, as për vullnetin tuaj, as për fajin tim as për fajin tuaj, as për ndikimin tim, as për ndikimin tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu