Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Palushaj tha se Ministria e Arsimit duhet të heqë nga vënia e mesatares. Gjithashtu Mehmeti tha se, arsimi në Shqipëri ka një handikap shumë të madh pasi nuk kontrollon dot cilësinë.
Ndriçim Mehmeti:
Mesatarja nuk është për mësuesin është për historinë. Ne do të mbushim degët e historisë, biologjisë, gjeografisë etjer, por do ti themi që ti nuk shkon për mësues.
Ne kemi një handikap shumë të madh, ne nuk kontrollojmë dot cilësinë. Ndërkohë Ministria e Arsimit për mua duhet të heqë dorë njëher e përgjithmonë nga vënia e mesatares.
“Në Itali kush e vë mesataren? E vë universiteti, barrjerat i vë universiteti. Në qoftë se ne me ligj i japim autonomi universitetit, ky vendim duhet të jetë i universitetit. Pyesni universitetin, nuk është konsultuar fare me grupet e interesit”,
tha ai.