Polici Ludjan Zaimi 25 vjeç qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, kolegun Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen. 25-vjecari në dëshminë e tij para hetuesve ka deklaruar se me viktimën ka pasur përplasje herë pas here, dhe sipas tij 55-vjeçari e shante dhe ofendonte.
Ai shton se Saliasi konsumonte shpesh alkool.
“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje, me shau nga familja dhe ofendime te tjera, nuk durova dhe e qëllova. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës, pasi me ofendonte shpesh. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje dhe e kam duruar gjate gjithë kohës. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes nga ana ime”,
ka thëne 25-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, brenda komisariatit nr.3 në Tiranë, ku Zaimi ka shtëna 6 herë ndaj Çaush Saliasi, tre prej plumbave e kanë kapur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen. 25-vjeçari është ndaluar menjëherë pas ngjarjes.