Në ambientet e Kazermës” Adem Jashari” në Prishtinë, sot me organizim të veçantë të Ministrisë së Mbrojtjes, me temën ” Gratë, Paqja dhe Siguria”, u shënua 8 Marsi- Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Ky aktivitetet, u organizua me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave zyrtare dhe ushtarake të FSK-së, si dhe veteraneve të UÇK-së dhe ish-TMK-së, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zv. Ministri Shemsi Syla, Zv. Komandanti i FSK-së, Gjeneral major Enver Cikaqi dhe Drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Gjeneral major Gëzim Hazrolli dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Jörg Rüter.
Me këtë rast, të pranishmet, me fjalë rasti i përshëndeti, Ministri Mehaj, i cili prezantoi rolin e madh të grave e vajzave tona në të gjitha periudhat historike të përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtimin e vendit.
Gjithashtu, Ministri Mehaj vlerësoi lartë kontributin e grave dhe vajzave zyrtare e ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në realizimin e detyrave ligjore dhe misionin kushtetues të tyre, në shërbim të vendit, qytetarëve si dhe paqes e sigurisë kudo në Botë.
Në vazhdim, në tematikën shumëdimensionale të ditës festive, me fjalimet dhe kumtesat e tyre u paraqitën edhe Gjeneral major Enver Cikaqi, Gjeneral brigade Irfete Spahiu, Znj. Fahrije Sadiku, kadetja e QSU-së, Alisa Ramadani dhe Nënkolonele Remzije Zeqiraj.
Paraprakisht, Ministri Mehaj, ka pritur për herë të parë një grup të veteraneve të UÇK-së dhe TMK-së, të cilave u shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin dhe shërbimin e jashtëzakonshëm për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit.