Shtëpia e Evropës dhe Ambasadorët e Rinj Evropian shënojnë ditën e gruas me një aksion rrugorë “K…

0
Shtëpia e Evropës dhe Ambasadorët e Rinj Evropian shënojnë ditën e gruas me një aksion rrugorë “K…
Gjigandi

Shtëpia e Evropës në Kosovë së bashku me Ambasadorët e Rinj Evropian, një rrjet i nisur në gusht 2020 nga një program komunikimi Rajonal për Ballkanin Perëndimor, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian me rastin e shënimit të Ditës së Gruas – 8 Marsit organizuan aksionin rrugorë me pyetjen “KUSH JAM UNË SI GRUA”?

20 Ambasadorë ishin të pranishëm si organizatorë ku biseduan me gratë që po ecnin në zonën e ngjarjes, në sheshin Zahir Pajaziti duke u kërkuar nga ato të shkruajnë në totem përgjigjen e tyre.

Aksioni fokusohet në shënimin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, si pjesë e fushatës globale #breakthebias dhe me fokusin kryesor se si ndihen gratë për identitetin e tyre sot.

Gratë gjithashtu, vullnetarisht, kanë folur me YEA-të përmes klipeve të shkurtra të regjistruara në mediat sociale mbi temën e të drejtave të grave si dhe në fokusin drejt një botë të barabartë gjinore. Një botë pa paragjykime, stereotipa dhe diskriminim. Një botë që është e larmishme, e barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Individualisht, ku të gjithë jemi përgjegjës për mendimet dhe veprimet tona – gjithë ditën, çdo ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu