Skuadra e Sinsinatit ka ngatërruar trajnerin në prezantimin në mediat sociale.
Në kohën e prezantimit të Jap Stam, talljet kanë plasur në rrjetet sociale me skuadrën e Sinsinatit, pasi në zyrtarizimin e tyre, ata kanë ngatërruar fotografinë.
Në lajmin ku flitej për ardhjen e Jaap Stam, në fotografi ishte një person që i ngjasonte holandezit, por nuk ishte holandezi.Postimi qëndroi për dy orë në faqen zyrtare dhe kjo kohë ishte e mjaftueshme që kjo të bëhej virale.
Tashmë njerëzit po postojnë foto të emrave si Arjen Robben, por edhe personave të tjerë, me mbishkrimin “Mirësevjen Jaap Stam”.