Me flokë ngjyrë hiri dhe syze – ylli i “The Sopranos”, Christopher Moltisanti duket i panjohur

0
Me flokë ngjyrë hiri dhe syze – ylli i “The Sopranos”, Christopher Moltisanti duket i panjohur
Gjigandi

Michael Imperioli është i njohur për rolin e Christopher Moltisanti në dramën mafioze “The Sopranos”, ndërsa me fotografinë e tij të fundit tregoi se si duket larg personazhit të gangsterit që luante në serial.

56-vjeçari ishte pothuajse i panjohur teksa ka pozuar në Instagram me bluzën e grupit të tij të zhnarit indie-rock, “Zopa”.

Aktori iu drejtua ndjekësve në këtë rrjet social duke shpjeguar se të ardhurat nga shitja e bluzave do të shkojnë në ndihmë të qytetarëve të Ukrainës “gjatë këtyre ditëve të tmerrshme dhe tragjike” dhe i falënderoi të gjithë ata që kanë blerë tashmë një kopje të kësaj bluze.

(Foto: The Mirror)

RonaTyra

Michael u bë një emër i njohur falë rolit të tij kult në serialin “The Sopranos”, ku luajti nga viti 1999 deri në vitin 2007, së bashku me James Gandolfini, Tony Siric dhe Robert Ller.

Ai ka pasur një karrierë shumë të larmishme dhe është shfaqur në një sërë produksionesh duke filluar nga filmat “Goodfellas”, “Shark Tale” e “Bad Boys”.

Por, padyshim se do të mbahet mend më së miri si Christopheri simpatik nga seriali “The Sopranos”, por monstruoz, të cilin Toni e mori nën krahun e tij kur babai i tij Dickie u vra.

Imperioli po ndjek një karrierë edhe në muzikë si kitarist dhe vokalist i grupit “Zopa”, i cili publikoi albumin e tyre debutues, “La Dolce Vita” në vitin 2020 me këngën “Red Sky” si realizimi i parë muzikor i tyre.

(Foto: Vanity Fair)

Ylli i aktrimit dhe regjisë do të shfaqet së shpejti në vazhdimin e komedisë së Sky, “White Lotus”. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu