Me dhe pa makijazh, Bebe Rexha tregon diferencën

0
Me dhe pa makijazh, Bebe Rexha tregon diferencën
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është treguar gjithmonë e hapur për fansat e saj.

Ajo ka treguar lirshëm për problemet me të cilat përballet, duke luftuar në vazhdimësi stigmën ndaj paragjykimeve për të prekurit nga shëndeti mendor.

32-vjeçarja tregohet e pa komplekse edhe sa i përket postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok një video, duke treguar dukjen e saj pa makijazh, krahasuar me atë kur bën makijazh.

RonaTyra

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Videoja në fjalë është pritur mirë nga fansat e saj, të cilët e kanë përgëzuar edhe për pamjen e saj natyrale dhe guximin për t’u shfaqur pa grim në rrjetet sociale.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Rexha përndryshe shpesh ka publikuar edhe fotografi dhe video të linjave të saj trupore, ku pavarësisht kilogramëve të tepërt, ajo ndjehet e lirë që të promovojë trupin e saj duke përçuar mesazhin që çdo kush mund të duket bukur në formën e vet.

@beberexhaPicasso 💕💕💕💕💕♬ Whats this I like it Picasso Yeah datway – ReefaTV

Sa i përket muzikës, ajo këtë vit nuk ka publikuar ende ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë ka shijuar suksesin e albumit të dytë në karrierë, “Better Mistakes”, të cilin e publikoi vitin e kaluar.

/abc24.al/

Kopertina e albumit “Better Mistakes” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu