Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina ka mbyllur 45 minutat e parë në avantazh ndaj Llapit, 0:1.
Golin për djelmoshat e Armend Dallkut e shënoi sulmuesi Ahmet Januzi.
Edhe Ballkani udhëheq me rezultat të njëjtë ndaj Ferizajit, me golin e shënuar nga Arbër Prekazi, ndërsa 45 minutat e parë në ndreshjen Feronikeli – Drenica janë mbyllur me rezultat baraz 0:0.