Mbyllen grumbullimet me miqësore për Kombëtaren e Dedes dhe Beqirit

0
Gjigandi

Kombëtaret shqiptare U-19 dhe U-17 kanë mbyllur grumbullimet 4-ditore me nga një ndeshje miqësore, ku janë testuar të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Përfaqësuesja e 19-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Nevil Dede është përballur me ekipin U-19 të Apolonisë në sfidën e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Sfida përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës fierake, ndërsa goli për kuqezinjtë u realizua nga Mërkuri.

Ndërsa, Kombëtarja U-17 u përball në miqësore me ekipin U-17 të Shënkollit, ndeshje që përfundoi me fitoren 2-0 të këtyre të fundit. Në këtë takim trajneri i kuqezinjve të vegjël, Elvin Beqiri, ka pasur mundësi të aktivizojë dhe të testojë një pjesë të madhe të lojtarëve të grumbulluar.

Takimi u zhvillua në fushën stërvitore të Shënkollit në Lezhë dhe i shërbeu stafit kuqezi për të parë nga afër formën e futbollistëve, veçanërisht pas ndërprerjes disa-mujore të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Kombëtaret shqiptare U-19 dhe U-17 e kishin nisur grumbullimin që më datë 14 korrik, duke ndjekur një program stërvitor prej katër ditësh, ku u testua forma e lojtarëve të rinj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu