Mbi 1600 raste të reja, Covid-19 “shpërthen” në Kosovë

0
21
Gjigandi

Situata e Covid-19 në Kosovë është kthyer në shqetësuese. Në 24 orët e fundit u regjistruan 2 viktima dhe u shënuan 1.603 infektime të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 3.964 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 40.43.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1.792 pacientë.

Nëse krahasohet me një ditë më parë, në Kosovë ka një rënie të infektimeve, për shkak se të mërkurën autoritetet shëndetësore raportuan për 1.853 raste të reja.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 10.639.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu