Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Bujar Nishanit, nderohet nga forcat e policisë së Kosovës në kufi

0
Gjigandi

Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani ka mbërritur këtë të mërkurë në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme makina me arkëmortin e ish-Presidentit Nishani ka kaluar në pikën kufitare të Morinës, ku dhe është mbajtur një ceremoni e improvizuar nga forcat e policisë kosovare në Morinë.

Burime për median bëjnë me dije se arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë.

Sot paradite në orën 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu