I denuar 18.4 vite, prangoset fieraku, detajet e policise.Emri

0
Gjigandi

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.
Gjatë aksionit të policisë është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.
Personi i arrestuar eshte Fredi Genica. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Fier
Finalizohet operacioni i koduar “Dërmënas”.
Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.
Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi:
•F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.
Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
The post I denuar 18.4 vite, prangoset fieraku, detajet e policise.Emri appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu