Mbante fshehur nën tokë 2 depozita të mbushura me naftë, arrestohet 50-vjeçari

0
Gjigandi

Një 50-vjeçar nga Tirana u arrestua diten e sotme pasi gjatë një kontrolli në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit tij ku janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.

Mbi shtetasin rëndojnë akuza si  veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë / Brenda 24 orëve, 2 raste të evidentuara dhe të goditura të kontrabandës së mallrave të ndryshme.

RonaTyra

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Tiranë edhe një rast tjetër i mallrave të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasin shtetasin:

– I. Sh., 50 vjeç, banues në rrugën “Kasem Shima”, Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Sh., janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu