Ekstradohet nga Franca 45-vjeçari Ilir Kello.
45-vjecari nga Bilishti i Devollit është dënuar në mungesë me 6 vjet burg nga autoritetet e drejtësisë së vendit tonë pasi akuzohet për mashtrim për një shumë prej 3000€.
Ilir Kello ka patur probleme me një avokat duke e mashtruar atë për shumën e parave.
Interpoli ka bërë të mundur ekstradimin e tij nga Franca drejt Shqipërisë .