Sarri: Edhe me Dybalën do kishim humbur

0
Gjigandi

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri nuk mendon se Paolo Dibala do ndryshonte ndonjë gjë edhe po të ishte në fushë në humbjen 4-2 që bardhezinjtë morën ndaj Milanit. “Ai është një lojtar i shkëlqyer, por me atë paraqitje që bëmë në pjesën e dytë, do kishim humbur edhe me të në fushë”.

Sarri foli edhe për ndeshjen që Juventusi ka në kampionat kundër Atalantës.

“Atalanta po bën shumë mirë këtë sezon. Ato janë një ekip shumë i vështirë për tu përballur”, tha Sarri në konferencën për shtyp. Shorti i Ligës së Kampionëve nuk ndikon tek Juventusi sipas Sarrit, teksa ato përgatiten për ndeshjen ndaj Atalantës.

“Tani ne po mendojmë vetëm për kampionatin, pastaj do mendojmë për Lionin. Shorti nuk ndikon aspak tek ne”, përfundoi trajneri i Juventusit Mauricio Sarri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu