Martial shkëlqen me het trik – Man Utd merr tri pikët kundër Sheffield United

0
Gjigandi

Manchester Untied ka shijuar performancën fantastike të Anthony Martial, duke arkëtuar edhe tri pikë të reja në Premierligë.

Manchester United ka fituar në terrenin e vet, duke mposhtur skuadrën e Sheffield United me rezultatin 3:0.

Të tri këto gola i ka shënuar ylli francez, Anthony Martial, i cili sot ishte i papërmbajtshëm.

Martial hapi serinë e golave në minutën e 7’, kur pas asistimit të Rashford arriti të dërgonte topin në rrjetën e Sheffield.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Martial u asistua nga Wan Bissaka për të dyfishuar epërsinë e ‘Djajve të kuq’.

RonaTyra

Kurse, rezultatin final, Martial e vendosi përsëri me ndihmën e Rashford, kur në minutën e 74’ me një lob gjuajtje të bukur finalizoi për 3:0.

Ky është het triku i parë në karrierën e Martial, si dhe het triku i parë te Man United që nga viti 2013 (Robin van Persie).

Me këtë fitore, United shkon në 49 pikë për pozitën e pestë, kurse Sheffield mbetet me 44 pikë në pozitën e tetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu