Mario Gomez zyrtarisht sot i dha lamtumirën futbollit, duke shënuar golin e fundit me fanellën e Stuttgart.
Në moshën 34 vjeçare, sulmuesi gjerman, kontribuoi në promovimin e skuadrës së tij, e cila u kthye në Bundesligë edhe falë golave të tij.
Si gol i fundit, edhe pse simbolike dhe e padobishme, realizoi kundër Darmstadt, përpara se të linte fushën dhe të përshëndetej nga lojtarët e të dyja skuadrave.
“Gjithmonë ka qenë ëndrra ime pas një karriere kaq të madhe, të paimagjinueshme, për t’u kthyer në Stuttgart dhe të përfundojë këtu”.
”Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për klubin dhe është mirë të jem në gjendje të them lamtumirë me këtë sukses të madh. Ishte misioni im i fundit. Sot kishte një ose dy moment kur kisha lot në sy”, përfundoi Gomez.