Maqedonia me 3 skenar për mbylljen e sezonit

0
Gjigandi

Drejtuesit e Federatës Futbollistike të Maqedonisë, në takimin e fundit me klubet e Ligës së Parë, kanë propozuar 3 skenar për mbylljen e sezonit aktual, për të cilat do të duhet të përcaktohen vet klubet elitare.

Propozimi i Parë është të zhvillohen 4 ndeshje të raundit të tretë dhe të kalohet në garat e plej offit dhe plej autit. Tre ekipet e para nga plej offi sigurojnë garat evropiane, ndërsa dy ekipet e fundit të plej autit kalojnë në Ligën e Dytë. Ndërkohë garat e Kupës do të zhvillohen me nga një ndeshje.

Propozimi i dytë është me zhvillimin e katër ndeshjeve të raundit të tretë dhe pastaj garat e plej offit dhe plej autit, ndërsa tre ekipet e para garojnë në garat evropiane. Në plej aut garojnë 4 ekipet e fundit dhe nuk ka largimi nga futbolli elitar. Poashtu garat e Kupës zhvillohen me një ndeshje. Propozimi I tretë është ndërprerja e plotë e sezonit.

FFM përfitoi 400 teste për “Covid 19”, nga Instituti për Shëndet Publik, me të cilat do të testohen të gjithë pjesëmarrësit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu