Manjani: S’e kemi me qejf protesten e qendrueshme – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

“Në Shqipëri politikën populli e sheh si teatër, për fat të keq! Prandaj dhe politikanët luajnë si të duan pa skenar e pa tekst…”. Kështu shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani sa i takon situatës politike në vend, ku e gjithë kryefjala e diskutimeve është dështimi i negociatave për në BE. Manjani shkon pas në kohë, ndërsa kujton disa tentativa të partive politike për të protestuar, që më pas kanë dështuar në misionin e tyre. REAGIMI I MANJANITNuk mund të mos i mbajmë mend.————–Të gjithë ata që presin një revolucion me protesta të forta, dua ti sjell në vëmendje këto fakte:1. Rama, në 2009 e provoi i pari protestën e përditshme me çadër në Bulevard. Por u katandis në pjesëmarrje thjesht deputetësh dhe anëtarë të forumeve drejtuese të PS. Vetëm ata hynë në grevë urie se populli iku në shtëpi.2. Basha, në 2017 e provoi me çadër dhe pati të njëjtin efekt, vetëm deputetët dhe disa njerëz ende në punë asokohe. Populli iku në shtëpi dhe shihte lajmet3. LSI, në 2008 e provoi të zbatonte edhe Parlamentin, por me deputetë që hynë në grevë urie. Populli përsëri iku në shtëpi…4. Berisha, në 97- 2001 njihet si udhëheqës i protestave madje edhe të dhunshme. Por efekti ishte katastrofë, përfundoi i izoluar vetëm në një grusht militantësh sepse populli nuk e ndoqi.5. Edhe me 21 janar 2011, Rama udhëhoqi një protestë të dhunshme nga e cila pati kundërpërgjigje të dhunshme dhe pati dhe viktima. Në atë sekondë, populli iku prapë në shtëpi.Këto fakte më vijnë ndërmend, por edhe qeveria e Fatos Nanos të ’91 ra jo nga protesta popullore por nga greva e urisë së një grupi minatorësh në Valias…Pra nuk e kemi me qejf protestën e qëndrueshme, siç e kanë Grekët, Rumunët, Maqedonasit e Serbët. Edhe në Kosovë protestohet në mënyrë të qëndrueshme. Në Shqipëri politikën populli e sheh si teatër, për fat të keq! Prandaj dhe politikanët luajnë si të duan pa skenar e pa tekst…Kjo shpjegon në fakt arrogancën e Ramës sot, por edhe pamundësinë e Bashës dhe opozitës.Shqiptarët reagojnë vetëm në kutitë e votimit. Pra fshehtas. Aty nuk të falin sado që t’ua vjedhësh votën. Të paktën deri më sot kështu ka ndodhur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu