Manjani kundër konfiskimit të ndërtimeve pa leje: Po kur sekuestrohet droge, e përdor shteti për qëllimet e veta?

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama firmosi ditën e sotme konfiskimin e 15 kullave të ndërtuara pa leje të cilat nga tani e në vazhdim i kalojnë shtetit. Një lajmë që çudit, si ka mundësi që shteti nuk arriti ti shoh kur këto godina ishin në gropë apo kantier ndërtimi por lejoj që të ngriheshin si qiell gërvishtëse dhe më pas Kryeministri me një të rënë të lapsit ti fuste për llogari të shteti. Pikërisht për këto enigma ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ngre disa  pikëpyetje pasi këto godina kanë shpërfytyruar qytetin, kanë zënë pamjen dhe kanë dëmtuar estetikisht edhe qendrat e banimit. Nëpërmjet ironisë Manjani heq një paralele mes konfiskimit të pallateve dhe konfiskimit të drogave sipas kësaj logjike që Rama deklaroj sot, rrjedhimisht edhe kokaina dhe Canabis sativa e sekuestruara duhet ti jepet shteti për përdorim personal dhe administrativ.

“Duke i marrë shteti ndërtimet pa leje, bëhen të ligjshme?! Pse kur ndryshon pronari i ndërtimit rregullohet paligjshmëria?! Pse droga që konfiskohet nga shteti e përdor shteti për punët e veta?! Uau!!!” shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Jo kushtetuese, por edhe pa logjikë…

**

E lemë mënjanë, për hir të argumentit, faktin që qeveria i jep vetes atribute gjyqësore dhe sekuestron pasuri private.  Një qeveri e tillë quhet komuniste dhe s’ka asnjë lidhje me rendin demokratik.

Por të fokusohemi pak tek qëllimi i ndërtimit pa leje. Ideja është që ndërtimi ndërhyn në domenin publik, pra në urbanizimin e qytetit apo qendrës së banuar.

Plani urban i qytetit është pronë publike. Mbi këtë plan njerëzit zhvillojnë pronën e tyre private dhe krijojnë pritshmëri afatgjata.

Fjala vjen ti blen një apartament bazuar në parashikimet e planit urban, ku s’lejohet ndërtim tjetër përballë. Nëse kjo ndodh, atëherë kemi dëmtim të pronës private duke ndërhyrë brutalisht mbi planin urban që është pronë publike.

Me këtë logjikë shteti i ndalon ndërtimet jashtë planeve urbane, ndaj nuk mund të lëshojë leje ndërtimi që bien ndesh me këtë plan.

Kur ndërtimi bëhet në dhunim të planit ose pa lejen e shtetit, ky i fundit ka detyrë të shembë ndërtimin dhe të zbatojë planin urban.

Shteti para së gjithash mbron publiken, të përbashkëtën.

Edi Rama krenohet se po i jep shtetit prona të ndërtuara pa leje dhe kundër planit!!!!

Uau!

Po mirë, ja ku dalin disa pyetje:

  1. Duke i marrë shteti ndërtimet pa leje, bëhen të ligjshme?! Pse kur ndryshon pronari i ndërtimit rregullohet paligjshmëria?! Pse droga që konfiskohet nga shteti e përdor shteti për punët e veta?! Uau!!!

  2. Po planin urban si e zbaton në këtë rast?! D.m.th. atyre që ndërtimi pa leje u zë dritën, pamjen apo edhe nëse thjesht shëmton pamjen, si u përgjigjet qeveria?!

  3. Cili është qëllimi i shtetit, të garantojë urbanizimin sipas rregullave apo të bëhet pronar banesash që dhunojnë planin dhe ndërtesat e tjera private të ndërtuara sipas rregullave?!

  4. Po zbatimin e ligjit njësoj për të gjithë?! Apo ç’e deshe?

E përsëris, ky arsyetim vlen si plotësues ndaj faktit që qeveria nuk mund të konfiskojë prona!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu