Si i sabotojnë hetimet OPGJ-të e tipit Malaj, një nga dokumentet që provon se sistemi e njeh mirë kancerin brenda tij

0
Gjigandi

Reagimet ndaj pjesës së parë të investigimit mbi Oficerët e Policisë Gjyqësore, botuar dje nga DITA kanë qenë më të shumta se pritshmëria, duke patur parasysh sa pak e njeh publiku këtë hallkë të sistemit të drejtësisë.

Disa prej komentuesve kanë kërkuar të dinë nëse shkeljet në rastin e OPGJ-ve, janë evidentuar më herët nga institucionet përgjegjëse; nëse janë marrë masa dhe nëse është provuar si dhe nga vijnë paratë për luksin që shfaqin në mënyrën e jetesës këta oficerë të shtetit.

Përgjigja është PO. Përpara se të kalojmë në pjesët e tjera të hetimit, po sjellim një nga disa dokumentet zyrtare që provojnë se Dritan Malaj është proceduar për shkelje, por ka vijuar të njëjtën qasje ndaj ligjit dhe detyrës dhe se këta oficerë sabotojnë hetimet në favor të personave që duhen ndëshkuar.

Vendimi nr 33 i datës 15 korrik 2021 marrë nga Komisioni i Policisë Gjyqësore për Malajn zbulon disa nga mënyrat si vepron kjo kategori e OPGJ-ve.

Ka qenë Prokurori i Pergjithshem, që ka kërkuar me shkresën nr.958/1 date 14.06.2021, proçedimin disiplinor te Malajt.

RonaTyra
Oficeri i udhëtimeve të luksit, jastëqeve 1.000 euro dhe hoteleve 2.500 euro nata është kapur 7 herë brenda një viti në abuzim ligjor me çështjet që i janë ngarkuar (!) – sipas një hetimi të Komisionit që ka shqyrtuar shkeljet e tij

Komisioni ka nxjerre Urdherin nr.33, date 25.06.2021 për fillimin e procedimit disiplinor për kryerjen e shkeljeve në formën e veprimeve dhe mosveprimeve, te cilat passjellin sabotimin e proceseve hetimore.

Nga permbaitja e kerkeses se Prokurorit te Pergjithshëm dhe relacioni shoqërues, rezulton se si baze per procedimin disiplinor të Malajt kanë shërbyer veprimet e Malaj, gjate hetimit te dosjeve, nr. 2109, nr. 3169, nr.2381,
nr 261, nr. 4930, nr. 7019, nr.92 etj. Plot 7 dosje brenda një viti, dhe pas hetimit OPGJ-së Malaj i janë provuar mosveprime sipas ligjit në të shtata.

Vendimi thotë se nga aktet që u administruan gjatë seances dègjimore per proçedimin disiplinor, u provua se oficeri Malaj ka kryer “zvarritie te pajustifikuara”. “Zvarritjet e veprimeve hetimore jane te pajustifikuara dhe në shkelje te dispozitave ligjore te Kodit te Proçedurès Penale, që regullojnë e disiplinojne hetimin dhe afatet e tij” – thuhet në vendim.

Në hetimet e sabotuara, Komisioni ka evidentuar edhe vepra penale me rrezikshmëri të lartë

Në dosje del se janë sabotuar hetimet për vepra penale “‘Mosbindje ndaj urdhërit te policise se rendit”, per vepra penale “Goditje per shkak te detyres”, për vepra penale “‘Organizim i llotarive te palejuara”, për dhunë në familje, për vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore, etj.

“Ne funksion te hetimit te proçedimit penal, prokurori i çështjes, ka nxjerre urdhrin per kryerjen e veprimeve hetimore, duke i kerkuar oficerit te Policise Gjyqèsore qè veprimet hetimore te kryhen brenda datës së caktuar dhe ne perfundim të tyre të perpiloj relacionin perfundimtar. U provua se veprimet hetimore nuk jane kryer brenda afatit te caktuar dhe proçedimi penal është mbajtur në dore prej oficerit te Policise Giyqësore Dritan Malaj per 6 muaj. Nuk ështe perpiluar relacioni perfundimtar, sikurse kërkon neni 327 i Kodit te Procedures Penale” – thotë vendimi për Malajn.

Njëjtë ka vepruar oficeri në fjalë edhe në procedimin penal nr. 3169.

“Pas regjistrimit te proçedimit penal, prokurori ka nxjerre urdherin per kryerjen e veprimeve hetimore, duke urdhëruar oficerin Malaj te kryej keto veprime hetimore. Nga studimi i akteve te procedimit penal ka rezultuar se oficeri Malaj ka zvarritur ne menyre te pajustifikuar hetimet tej çdo afati te arsyeshëm dhe nuk ka perpiluar relacionin perfundimtar” – shkruhet në vendimin e Komisionit.

Jehona e shkrimit të djeshëm, në media të tjera

Malaj ka vijuar me të njëjtin stil edhe për organizimin e llotarive te palejuara, një treg që qarkullon miliona.

“Prokurori i çështjes ka nxjere urdherin per kryerjen e veprimeve hetimore, duke urdheruar oficerin Dritan Malaj të kryej veprimet hetimore.
Nga studimi i akteve te proçedimit penal ka rezultuar se oficeri i Policise Giyqësore Dritan Malaj, në kundershtim me parashikimet e nenit 323 te Kodit te Procedures Penale, ka zvarritur tej çdo afati ligjor dhe ne menyre te pajustifikuar kryerjen e veprimeve hetimore. Konstatohet se proçedimi penal eshte mbajtur ne dore nga oficeri Malaj pèr njè vit” – thotë vendimi.

Për shumë vepra të tjera që renditen në vendim, hetimet janë mbajtur peng për afate të gjata shumë më tepër se tre muaj që parashikon ligji.

Pse u duhet kjo “kohë shtesë” OPGJ-ve dhe kundrejt cilit çmim hetimet sabotohen?

Rroba dhe aksesorë të shtrenjtë të pajustifikuar nga rroga

Korruptimi në disa vepra penale passjell krime të rënda. Vendimi e ve në dukje edhe këtë: “Duke patur parasysh natyrën dhe rrezikshmerine që paraqet kjo veper penale dhe kohen që duhen për kryerjen e veprimeve hetimore, eshte e pajustifikuar zvarritja e hetimeve tej afatit tre mujor te parashikuar nga neni 323 i Kodit te Proçedurès Penale. Nuk ka patur asnjë arse apo shkak ligjor qe dosja te mbahej prej oficerit te Policise Gjyqësore Dritan Malaj mbi pese muaj dhe për periudhën më të madhe pa u kryer asnje veprim hetimor”  lexohet në vendim.

Nga terèsia e materialeve te administruara, Komisioni e ka gjetur fajtor oficerin Malaj për të gjitha rastet e referuara nga Prokurori i Përgjithshëm si shkelje duke i konsideruar “te provuara” shkeljet e kryera prej tij.

Gjithsesi kjo është vetëm një nga shkresat që tregon se kjo kategori e OPGJ-ve njihet mirë edhe nga vetë sistemi…

Marrë nga Gazeta Dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu