Mario Mandzukic vazhdon të tërheq vëmendjen e shumë skuadrave.
Ylli kroat, i cili së fundmi u aktivizua larg Evropës, ka vendosur që të kthehet përsëri në kontinentin e vjetër, ndoshta për aventurën e fundit në karrierë.
Superliga e Turqisë mund të jetë një nga destinacionet për Mandzukic, pasi siç raportojnë mediet italiane, skuadra nga ajo ligë po kërkojnë shërbimet e lojtarit.
Galatasaray është një nga skuadrat që po rivalizon skuadrën e Fiorentina për kartonin e lojtarit.
Mandzukic do të konsideronte kalimin te gjiganti turk nëse ata i ofrojnë pagë prej 3-4 milionë eurove.
Lojtarin e do në skuadër edhe strategu i madh turk, Fatih Terim.
Mbetet të shihet nëse Mario Mandzukic do të transferohet te skuadra e Galatasaray.