Gjiganti anglez Manchester United pritet që ta bëjë transfere të mëdha në afatin kalimtar të verës, shkuran Zeri.info.
“Don Balon” raporton se, “Djajtë e Kuq” janë fokusuar te kapiteni i Aston Villas, Jack Grealish para yllit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
Mësohet se Unitedit nuk i pëlqeu lajmi se Sancho do i bashkohet vetëm skuadrës e cila është në Ligën e Kampionëve, synim të cilën ende se ka siguruar klubi anglez.
Ndërsa, Grealish është i hapur për kalimin te “Old Trafford” dhe kjo ka bërë që Unitedi ta bëjë prioritet lojtarin.
24-vjeçari ka kaluar super sezon derisa ka fituar vëmendjen edhe të Manchester Cityt.
Nëse Aston Villa mbetet në Premierëligë, kartoni i Grealish vazhdon të vlejë rreth 50 milionë euro, derisa i Sanchos kushton 100 milionë euro..