Manchester City e ka mposhtur Watfordin 4-0 në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.
Pas gjysmë ore lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterling që u asistua nga Kyle Walker.
Anësori anglez kishte shansin që të realizonte edhe golin e dytë në minutën e 40-të nga penalltia, por që dështoi.
Fatmirësisht, topi iu rikthye sërish në këmbë dhe arriti të shënonte për 2-0.
Në pjesën e dytë, ishte sërish City që kishte iniciativën, ndërsa Ohil Foden u fut në listën e realizatorëve me golin e shënuar në minutën e 63-të.
Tre minuta më vonë, Aymeric Laporte shënoi për 4-0, me një asistim fenomenal nga Kevin de Bruyne, për të vulosur kështu fitoren.
Pas javës së 37-të, Manchester City është në vendin e dytë me 78 pikë, ndërsa në xhiron e 38-të, që është e fundit, do takohen me Norwichin.