Pavarsisht deklaratave të dashurisë në drejtim të Napolit, Kalidou Koulibaly me shumë gjasa do të largohet nga Napoli në merkaton e kësaj vere për ta vazhduar karrierën në Premier League.
Manchester City është klubi që po këmbngul më shumë për të patur shërbimet e mbrojtësit senegalez për të cilin Pep Guardiola është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro.
Një shifër shumë më e ulët kjo nga 100 milionë eurot që kërkon Aurelio De Laurentiis por marrëveshja mund të arrihet nëpërmjet një rruge të mesme që është shifra e 75 milionë eurove.