James Maddison ka nënshkruar kontratë të re me Leicesterin, raporton sot “The Sun”.
Ylli anglez do të jetë në “King Power Stadium” edhe për 5 vitet e ardhshme.
Sipas raporteve, Maddisonit do t’i dyfishohet paga. Manchester United ishin tejet të interesuar ta transferonin anglezin, por tani gjithçka ka marrë fund.