Man Utd i cakton çmimin e largimit, katër skuadra e duan Baillyn

0
Gjigandi

Eric Bailly pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë nuk ka pasur shumë minuta këtë vit pasi ka pasur disa probleme me lëndime.

Kontrata e lojtarit me Djajtë e Kuq është deri në verën e vitit 2022, mirëpo United duan të fitojnë nga largimi i tij.

Kampioni i shumëfishtë i Anglisë e ka nxjerr në shitje afrikanin dhe nga largimi i tij duan 14 milionë euro.

RonaTyra

 

Shumë skuadra janë vënë pas qendërmbrojtësit, ndërsa e ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin italian Serie A.

Tre gjigantët italianë Roma, Milan dhe Napoli janë skuadrat më të interesuara dhe për to nuk paraqet problem shuma e kërkuar nga Djajtë e Kuq.

26-vjeçari mund të rikthehet edhe në kampionatin spanjoll La Liga, ku Valencia është skuadra e interesuar për të. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu