Ismael Bennacer ka përfunduar në radarin e Manchester United.
‘Djajtë e kuq’ janë bashkuar në garë me PSG dhe Manchester City, për të siguruar kartonin e Bennacer të Milan.
Raportime nga Franca bëjnë të ditur se United janë gati të bëjnë një ofertë të mirë për reprezentuesin e Algjerisë.
PSG janë tash e sa kohë pas lojtarit, por ofertat e kampionëve të Ligue 1 nuk kanë tejkaluar asnjëherë 30 milionëshin.
Siç është bërë e ditur gjatë kësaj jave, algjeriani ka një klauzolë prej 50 milionë eurove.
Gjatë javës së kaluar, ‘RMC Sport’ ka shkruar se Manchester City është skuadra e gatshme për të paguar çmimin e plotë.
Me inkuadrimin e United në garë, situata bëhet edhe më e paqartë sa i përket të ardhmes së mesfushorit.