Paul Pogba nuk është më i pashitshëm nga Manchester United. Francezi mund të largohet nga vetë drejtuesit e klubit, pasi duan që të gjejnë të ardhura për merkaton e verës. Kampioni i Botës mund të largohet, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2021.
“Djajtë e kuq” po punojnë për afrimin e Jadon Sanchos dhe Jack Grealish dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Shitja e Pogbasë do të bënte që të arkëtonin të paktën 100 milionë euro, një shumë e konsiderueshme.
Problemi qëndron në faktin se momentalisht askush nuk është gati të paguajë atë shifër. Real Madridi e do, po ashtu Juventusi, por me krizën financiare për shkak të COVID-19, kampionët e Spanjës kanë konfirmuar se nuk do të ndërhyjnë në merkato, ndërsa italianët mbeten mundësia më e mirë.