Man United kërkon mbrojtësin e Interit

0
Gjigandi

Milan Skriniar është një nga emrat që mund të largohet nga Interi këtë verë, pasi skuadra të shumta europiane janë gati të paguajnë shifra të mëdha për kartonin e tij, ndërsa në krye të listës qëndron Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer e sheh mbrojtësin sllovak si partnerin e duhur të Harry Maguire në qendër të repartit të prapavijës dhe ka porositur drejtuesit e klubit anglez që të bëjnë maksimumin për ta sjellë Skriniar në “Old Trafford”.

“Djajtë e kuq” janë gati të paguajnë deri në 60 milionë euro për kartoni ne mbrojtësit, ndërsa Marotta e Ausilio shpresojnë që shifra të rritet, duke qenë se në ankand mund të përfshihen edhe klube të tjera si Barcelona, Real Madrid e Manchester City.

Burime pranë klubit zikaltër bëjnë me dije se edhe Conte ka dhënë miratimin për një shitje të mundshme të sllovakut, duke qenë se ky i fundit nuk ka arritur të përshtatet si duhet në rreshtimin me tre në prapavijë dhe është parë shpesh në vështirësi gjatë këtij sezoni.

Ndërkohë me paratë e arkëtuara nga shitja e Skriniar, mund të investohej për të sjellë menjëherë në Milano mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, aktualisht në pronësi të Veronës, por edhe një emër si Jan Vertonghen, i cili pritet të lërë Tottenhamin me parametra zero këtë verë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu