Manchester City janë favoritët për Kalidou Koulibaly.
Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Manchester City po prinë garën për nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Napoli, Koulibaly.
Senegalezi është në mesin e lojtarëve më të kërkuar para merkatos, por edhe ka një çmim tejet të lartë.
Në garë për lojtarin thuhet të jetë edhe Liverpool, por këta të fundit nuk janë gati të ofrojnë 80+ milionë euro.
Napoli tashmë janë të dorëzuar dhe kanë humbur Koulibaly. Lojtari gjatë verës do të largohet, dhe është i hapur për të kaluar te City, skuadër kjo që ka nevojë për përmirësime në mbrojtje.