Manchester City janë të vendosur të transferojnë Ferran Torres.
Valencia do të jetë një nga skuadrat më të përfolura në merkato, pikërisht për shkak të Ferran Torres, lojtarit që po gëzon vëmendje të madhe.
Paraqitjet e spanjollit kanë fituar pëlqimin e gjigantëve të Evropës, dhe skuadra e fundit që futet në garë për të është Manchester City.
Sipas raportimeve të ‘Cadena Ser’, Man City janë të vendosur të kompletojnë transferimin e anësorit spanjoll.
Këtë lëvizje, ‘Citizens’ planifikojnë ta kompletojnë gjatë merkatos së verës.
21 vjeçari ka regjistruar 41 paraqitje me Valencia këtë sezon, në të gjitha kompeticionet, duke shënuar gjashtë gola.