Një aksident i rëndë ka ndodhur në Labinot Fushë. Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e policisë dhe një motor.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi: top-channel.tv