Makina del nga rruga, plagosen 3 persona

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Qafën e Muzinë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe si për pasojë janë dëmtuar shoferi bashkë me 2 pasagjerët.

Policia bën me dije se shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu