Majko bën deklaratën e fortë: Prangat duhet të shkojnë në dyert e politikës dhe lidhjet e saj me krimin

0
Gjigandi

Deputeti i PS-së Pandeli Majko bëri një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, ku tha se drejtësia kundërshtarin më të madh ka populizmin.

Majko gjithashtu theksoi se prangat duhet të tringëllojnë në dyert e politikës dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar, në mënyrë që drejtësia të funksionojnë.

Majko:

“Ecuria e reformës nuk ka të bëjë vetëm me njerëz që burgos, por me ata që u jep drejtësi. Sot Shqipëria e vitit 2022 ka mbledhur mjaftueshëm probleme. Aktualisht Drejtësia krahas krimit dhe korrupsionit ka edhe një kundërshtar tjetër: populizmi dhe qëllimi i pashpallur i tij për çmontimin e shtetit ligjor. Populizmi di ta përdorë të vërtetën për të gënjyer. Vendosja e drejtësisë në Shqipëri është përballur me përfaqësuesit e politikës populiste. Sot institucionet e drejtësisë kanë nevojë për përkrahje pasi vendosja e drejtësisë është revolucioni i kohës sonë. Nëse ai nuk ndodh do të trokasë rebelizmi i populizmit dhe sistemi do të bjerë. Uroj të ndodhë e duhura.

Bërja e gjësë së duhur jo gjithmonë të bën të ndihesh mirë. Prangat duhet të tringëllojnë në dyert e politikës dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar. Shpresoj që kjo periudhë e sistemit të drejtësisë të mos mbajë emrin e maçokut pipo”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu