Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është shndërruar një personazh qesharak në rrjetet sociale, pas barazimit 2-2 në shtesë të Manchester United ndaj Southamptonit, rezultat që u hoqi mundësinë “in extremis” “Djajve të Kuq” për të parakaluar në renditje si Leicesterin dhe Chelsea-n.
Qendërmbrojtësi anglez, i cili u bë pjesë e United për 80 milionë stërlina verën e kaluar (erdhi nga Leicesteri), është fiksuar nga kamerat, në momentin e shënimit të golit të dytë nga Sothamptoni, duke markuar shokun e tij të skuadrës, Aaron Wan-Bissaka, ndërsa topi filtroi pranë shtyllës së dytë te Michael Obafemi, që e dërgoi topin në rrjetë.
Një nga komentuesit në rrjetet sociale e etiketoi Maguire si “versionin më të keq të një David Luizi me një kokë më të madhe”, duke iu referuar gafave të mbrojtësit të Arsenalit.