Madonna e ashpër me Puttinin, presidenti Zelensky fillon ta ndjekë në Instagram pasi videos së sa…

0
Madonna e ashpër me Puttinin, presidenti Zelensky fillon ta ndjekë në Instagram pasi videos së sa…
Gjigandi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka filluar ta ndjekë këngëtaren Madonna në Instagram pasi ajo publikoi një video-montazh në mbështetje të Ukrainës.

Këngëtarja postoi në rrjetet sociale këtë video të premten e 25 shkurtit, për të shprehur mbështetjen e saj për vendin në mes të pushtimit në rrezik nga shteti i Rusisë, shkruan

The Independent

.

Madonna dënoi “pushtimin e pakuptimtë dhe të nxitur nga lakmia” e Rusisë, duke shtuar se “Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë”.

RonaTyra

63-vjeçarja shkroi: “Ne të mbështesim President Zelensky! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj!”.

Videoja e publikuar nga Madonna, shfaqte pamje të Ukrainës dhe Putinit së bashku me video të saj duke kërcyer dhe kënduar në këngën e saj të vitit 2006 “Sorry”.

Teksti i këngës shfaqet në ekran, duke përfshirë fjalët “Lies (gënjeshtra)” dhe “I can’t to it (Unë s’mund ta bëj këtë”.

Madonna (Foto: Getty Images)

Presidenti Zelensky (llogaria zyrtare e të cilit në Instagram është @zelenskiy_official) ka filluar ta ndjekë që atëherë artisten Madonna në Instagram.

Të tjerë, megjithatë e kritikuan fituesen e çmimit “Grammy” për videon e saj, duke e quajtur atë “narcisiste”.

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Liashko, ka thënë se 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.

Vlodymyr Zelensky (Foto: Ukrainian Presidential Press Office)

Liashko shtoi se sipas të dhënave të operacionit janë plagosur 1115 persona, mes tyre 33 fëmijë.

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se plani i pushtimit të Rusisë “nuk është afër realizimit” mes rezistencës së ashpër nga populli ukrainas.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu