Diego Godin është gjithnjë e më larg Interin, me burimet në Francë që pretendojnë se mbrojtësi po kërkohet Lyon.
34 vjeçari u transferua tek Inter verën e kaluar, pas nëntë vitesh te kaluara tek Atletico Madrid.
Ai ka bërë 25 paraqitje për Interin këtë sezon, por ka mbetur jashtë planeve të Antonio Contes, që po i beson çdo herë e më shumë mbrojtësit Alessandro Bastoni.
Sipas RMS, Lyon janë të interesuar për transferimin e Godin këtë verë.
Inter nuk duken të interesuar të mbajnë Godin, por problemi i Lyon mund të jetë paga e lartë e lojtarit prej 5.5 milionë euro.