Lushtaku bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj prenë tortë me fotografinë e Thaçit

0
Lushtaku bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj prenë tortë me fotografinë e Thaçit
Gjigandi

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, bashkë me Rininë Demokratike dhe qytetarë tjerë në Skenderaj, kanë prerë një tortë në shenjë simbolike, si formë e mbështetjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, pranë shtatores së ish-komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”

, ka shkruar Lushtaku në një postim në Facebook.

“Urime të përzemërta mik!”

, shtoi ai.

RonaTyra

I pranishëm në këtë ishte edhe djali i Hashim Thaçit, Endriti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu