Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sqaruar deklaratat që bëri disa ditë më parë se Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela janë të agjentë rusë.
Në një intervistë në Vizion Plus, Kryemadhi tha se askush nuk e mban mend se si ka ardhur Basha në Shqipëri dhe kush e serviri në Partinë Demokratike.
Sipas saj, kur Basha akuzohej për financimet ruse, Kryemadhi thotë se i ka kërkuar që kjo çështje të hetohej.
Gazetarja: Ju thatë se Basha dhe bashkëshortja ishin të infiltruar rusë?
Kryemadhi: Asnjë nuk e mban mend si ka ardhur, kush e solli. Kush e serviri në PD.
Gazetarja: Sali Berisha duhet ta mbajë mend.
Kryemadhi: Në vitin 2005 ishte KOP-i i famshëm që nuk ishte vetëm Lulzim Basha por edhe shumë intelektualë të tjerë që shumë ikën tek Edi Rama. Armiku yt nuk të vjen me fytyrën e vetë, por të gjen një person që nuk e konsideron armik, por edhe mik nuk e ke. Zakonisht, qoftë dhe në literaturat e diplomacisë, kanë qenë vende neutrale që kanë negociuar për marrëveshje të padukshme. Po të bësh një analizë, përdorimi i kancelares Merkel për djegien e mandateve dhe përdorimin e Bundestagut gjerman për bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Më pas mbylklja e gojës për ndryshiumet kushtetuese që i hoqi të drejtën koalicioneve.
Në gjithë historikun, ardhja e Edi Ramës në pushtet në vitin 2013. Fuqizimi i Lulzim Bashës si kryetar i opozitës. Që nga viti 2015, fuqizimi i Serbisë në rajon është me hapa të jashtëzakonshëm. Ndërkohë që Shqipëria shkërmoqej në ndërtimin e sistemit të demokracisë. Këtu lulëzoi ekonomia serbe. Shqipëria distributorin kryesor e ka në Serbi. Më parë kanë qenë kryesisht në Greqi dhe Itali. Indicja vjen më pas me financimet ruse. Kur u akuzua Basha, unë nuk i kam dalë në krah, por i kam thënë që kjo gjë duhet të hetohet deri në fund. Ne e kemi me Kushtetutë që nuk duhet të kemi investime ruse në Shqipëri.