Lukaku: Tani e tutje, jetë a vdekje

0
Gjigandi

Romelu Lukaku këmbëngul se Interi duhet të luftojë me të gjitha forcat për ta fituar titullin në Serie A në këtë, siç e quan ai, sezon kompakt, pas fitores 2:1 kundër Sampdorias të dielën në një ndeshje të mbetur në ligë.

Sulmuesi belg, bashkë me partnerin e vet në krim, Lautaro Martinez, i shënuan golat e triumfit të Interit në San Siro, dhe tani kërkon nga bashkëlojtarët të luftojnë me mish e me shpirt në ndeshjet e mbetura.

Ai e festoi golin duke rënë në një gju për nder të fushatës “Black Lives Matter”.

“Fitorja e sotme ishte e rëndësishme, sepse nga tani deri në fund të sezonit i kemi edhe 12 finale, të gjitha janë jetë a vdekje. Tani duhet të përqendrohemi dhe të shpërthejmë të mërkurën”, tha Lukaku pas ndeshjes.

“Kemi punuar fort në stërvitje dhe ekipi është në gjendje të mirë fizike, por duhet të vazhdojmë dhe të forcohemi edhe më shumë, sepse kemi ndeshje cdo tri ditë”, shtoi ai.

RonaTyra

Ky rezultat nënkupton se Interi tani ngel vetëm gjashtë pikë larg liderit, Juventus. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu