Romelu Lukaku po afron belgët te skuadra e Inter.
Ylli i Inter, Lukaku, po luan një rol të rëndësishëm në rekrutimin e lojtarëve si Dries Mertens, Jan Vertonghen e Thomas Meunier.
Lojtarët e lartpërmendur janë lojtarë të lirë, pa kontratë (në fund të këtij sezoni), kështu që Inter po synon të sigurojë shërbimet e tyre.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Lukaku po shfrytëzon mundësitë e tij për të ndihmuar skuadrën e tij që të afrojë bashkëkombësit e tij.
Përveç këtyre lojtarëve, Inter thuhet se mund t’i jap një shans edhe Radja Nainggolan, i cili kaloi pak kohë si i huazuar te Cagliari.
Mbetet të shihet nëse Lukaku dhe Inter do t’ia arrijnë të bindin belgët për një kalim në ‘San Siro’.