Sipas MeteoAlb gjatë gjithë ditës i gjithë territori shqiptar paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë qe moti i kthjellët të jetë dominant.
Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë herë pas-here vranësira të lehta ndërsa ndonjë shi i izoluar pritet vetëm në skajin verior.
Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 37°C.
Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.